Tirana mori fitore të jashtëzakonshme kundër Partizanit në derbi (2 - 1), java e 33-të në Superiore, pavarësisht se e mbylli në disavantazh pjesën e parë, aty ku vendosi goli i Human në minutën e 23-të.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, direktivat e trajnerit Orges Shehi mes pjesëve, duket si i bënë mirë bardhebluve, ndryshimi i “marshit” në 45 minutat finale të sfidës.
Kjo përmbysje, është e para për këtë sezon te Tirana, e cila merr vlerë të dyfishtë në një derbi. Sinjal pozitiv se ekipi më i titulluar në Shqipëri po tregon karakter e vendosmëri, madje edhe në disavantazh.
Deri në mbyllje të këtij edicioni, janë në lojë edhe 3 javë, e përkthyer me 9 pikë. Aktualisht Tirana e Shehit mban pozitën e 7-të me 35 pikë, 3 më shumë se Bylisi dhe Vora ndjekëse.
Edhe pse asgjë nuk ka mbaruar, bardheblutë kanë filluar të bindin, jo vetëm në rezultate, por edhe me lojë nën “dirigjimin” e Shehit.
