
Partizani
Bashkëpunimi mes Partizanit dhe sulmuesit Agim Zeka i ka ardhur fund. Klubi kryeqytetas ka njoftuar së fundmi se Zeka nuk është më pjesë e tyre, duke ndërprerë kontratën me mirëkuptim.
Nuk ka munguar as reagimi i lojtarit. 26-vjeçari ka shkruajtur disa fjalë “zemre” për “Demat e Kuq”: “Faleminderit Partizan! Pas përfundimit të kontratës sime me FK Partizani, dua të shpreh mirënjohje.
Ka qenë një periudhë plot emocione, përgjegjësi dhe krenari për të përfaqësuar këtë fanellë. Faleminderit Presidences, bashkëlojtarëve dhe sidomos tifozëve të zjarrtë, që e bëjnë këtë klub të veçantë. Suksese gjithmonë, Partizan!”.
View this post on Instagram
Poll