
Vllaznia – Egnatia është një nga supersfidat e javës së 4-të të Superiores. Një përballje pretendentësh mes ekipeve që do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për fitoren.
Kjo pasi përballjet mes tyre gjithmonë kanë prodhuar emocione dhe spektakël. Kështu në 10 duelet e fundit mes tyre mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, shihet se ekipi i Edlir Tetovës është më lart.
5 fitore për Egnatian, 3 për Vllazninë dhe 2 sfida kanë përfunduar në barazim mes tyre. Dukshëm rrogozhinasit janë më dominues në përballjet direkte dhe mbetet të shihet të enjten e ardhshme se në cilin krah do të ndryshojnë statistikat.
Kampionët ia kanë dalë të shënojnë 14 gola në portën e shkodranëve, ndërsa kuqeblutë kanë mundur të gjejnë vetëm 5 herë rrugën e rrjetës.