Partizani dhe Egnatia do të përplasin “brirët” mes tyre për kreun e renditjes. Ditën e nesërme do të vihen përballë në “Arenën e Demave” ditën e nesërme në orën 17:00.
Vetëm 2 pikë i ndajnë ekipet në tabelën e klasifikimit, me “Demat” që vijnë si kryesues ndaj kampionëve. Për këtë sfidë që është shumë e vështirë dhe pritet të jetë po ashtu e luftuar, kryeqytetasit kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.
Klubi ka nxjerrë në shitje biletat për këtë përballje. Gjithashtu ditën e sotme ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre që variojnë nga 300-3000 lekë.
Poll