Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani “on-top” përballë Flamurtarit, Francesco Moriero në “fije të perit”

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “on-top” përballë Flamurtarit, Francesco Moriero
Foto gjate duelit Flamurtari - Partizani

Një nga duelet që padiskutim merr vëmendjen kryesorë të tifozëve dhe gjithë sportdashësve është përballja mes Flamurtarit dhe Partizanit. Takim ky që është programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 16:30 në Vlorë.

Një përballje që do të jetë shumë delikate. Kjo më shumë për vlonjatët dhe trajnerin e tyre, të cilët aktualisht nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në kampionat, teksa ndajnë fundin e klasifikimit së bashku me Bylis me nga 20 pikë.

Në të tilla kushte, fitorja për kuqezinjtë do të jetë mëse e “detyrueshme”, ndonëse çdo rezultat tjetër do të ishte “fatal” për Francesco Morieron. Stoli i tij ka nisur të lëkundet dhe me shumë gjasa “finalja” e tij në krye të Flamurtarit është dueli ndaj Partizanit.

Ndërkohë nga ana tjetër, Flamurtari nuk e njeh fitoren në këtë sezon kundër "Demave". Në dy duelet e fazave të para fitimtar kanë dalë kryeqytetasit.

Poll

Lexo gjithashtu