Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani nuk heq dorë, 100 mijë euro për “fiksimin” e vjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani nuk heq dorë, 100 mijë euro për “fiksimin”
Salami

Partizani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Mustapha Salami. Nigeriani është një nga “dëshirat” e kryeqytetasve, të cilët e tentuan transferimin e tij që në muajin prill.

Në atë periudhë Kukësi kërkoi 200 mijë euro, shumë kjo që u konsiderua e lartë nga drejtuesit e “Demave”. Ndërkohë tashmë nevoja për një sulmues krahu ka bërë që të rikthehen sërish te “fiksimi” i vjetër.

Kështu Partizani ofron 100 mijë euro për shërbimet e 22-vjeçarin, i cili shkëlqeu me verilindorët në Superiore. Ofertë kjo që pritet të pranohet nga Kukësi, pasi me paratë e fituara nga shitja e Salamit do të ofrojë të tjerë futbollistë për sezonin e ri.

Ndërkohë nga ana tjetër të kuqtë do të blenin 22-vjeçari nga të ardhurat që do të gjenerojnë nga shitja e Maguette Gueye. Kujtojmë se Salami ka kontratë me Kukësin deri në qershor të vitit 2025 dhe kjo është mundësia e fundit që verilindorët të përfitojnë nga shitja e tij.

Gjithashtu vlen të theksohet se 100 mijë euro ka ofruar edhe ekipi izraelit. Bnei Yehuda po këmbëngul gjithashtu për shëërbimet e Salamit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga