Gazetari sportiv i mirënjohur në Shqipëri Ylli Aga, sikurse drejtor i “Super Sport”, shprehet i bindur se Partizani i ka dhënë “shkelmin” problemeve dhe “Demat e Kuq” do të kenë shansin minimalisht për të siguruar një “biletë” në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm.
“Besoj se Partiznia ka hyrë në autostardën e një kampionati të ri. Për të luajtur shanset, minimalisht me një biletë evropiane. Besoj se në lëvizjet që pati në merkato, me afrimet e reja që kanë rezultuar të goditura dhe veçanërisht fitorja në derbi”, u shpreh Aga.
Pas 25 javësh në Superiore, Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja mban vendin e 5-të në tabelë me 36 pikë, kuotë të barabartë me Dinamon, pozitë e cila të dërgon në “Finl Four”.
