"Abissnet Superiore"
Partizani dhe Bylis do të përballen mbrëmjen e sotme, në kuadër të javës së 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 19:00.
Të kuqtë zbresin në fushë për 3 pikët e domosdoshme, në garën me Dinamon për një vend në “Final Four”. Në krahun tjetër, ballshiotët kërkojnë pikë jetike për të siguruar mbijetesën në Superiore.
Kujtojmë që kjo është ndeshje përmbyllëse e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”.
Poll
