Nesër është dita e shumpritur. Të dielën luhet supersfida e futbollit shqiptar, Tirana-Partizani.
Derbi i kryeqytetit do të jetë me prani tifozësh, çfarë ka ndezur edhe më shumë atmosferën në të dy kampet. Vitrina e futbollit shqiptar ka bërë që të dy ekipet e kryeqytetit t’a marrin seriozisht sfidën e nesërme, ehe në stërvitje.
‘Demat’ kanë mbyllur përgatitejt e tyre të fundit ditën e sotme. Në seancën e pasditës, zhvilluar si zakonisht 1 ditë para takimit dhe në shtëpinë e tyre, të kuqtë kanë vënë pikat mbi i.
Veselinovic ka dhënë instruksionet e fundit në të ftohtin e Tiranës dhe ‘djemtë’ janë angazhuar maskimalisht në terrenin sportiv.
Nëse për Tiranën është një derbi, për Partizanin është një derbi për lider, pasi skuadra e kuqe dëshiron të thellojë kreun me Vllazninë që bëri hap mbrapa këtë fundjavë.