Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Partizani ka sulm të mirë”, Edlir Tetova: Të jemi të kujdesshëm, kemi përmirësime

Shkruar nga NEWSPORT
“Partizani ka sulm të mirë”, Edlir Tetova: Të jemi
Edlir Tetova

Egnatia do të luajë në transfertë ditën e nesërme. Kampionët do të sfidojnë Partianin në “Arenën e Demave”, duke nisur që nga ora 17:00.

Në konferencën për shtyp ka dalë Edlir Tetova. Ky i fundit ka analizuar këtë përballje, teksa ndaj Partianit e cuajnë ndeshja e radhës dhe për këtë janë gati për të zbritur në fushë.

Mbrojtje – sulm? Sigurisht që do të vazhdojë. Ne mbrojmë në skuadër, po ashtu sulmojmë në skuadër. Ajo që po na mungon, ose që po çedojmë është ritmi. Ajo sigurisht që përshtatet edhe me terrenin, por mendoj se do kemi përmirësime.

Partizani? Mendoj se Partizani ka një skuadër të mirë, sigurisht veçohet sulmi. Skuka, Isgandarli dhe Da Silva nga ndeshja e fundit. Sigurisht që janë sulm i mirë, por megjithatë ne do kemi marrë masat përkatëse.

Luajmë ndaj Partizanit, një ekip i kompletuar. Pjesën ku ndodhet në tabelë sigurisht që nuk e meriton atë vend, ka në përbërje lojtarë shumë të mirë. Do të kemi një ndeshje të kujdesshme. Është ndeshje radhe, asgjë më shumë sepse me këtë rival do të ndeshemi edhe tre herë të tjera.

Përgatitja? Sigurisht, ndeshje e vështirë, ndaj një rivali direkt. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, Partizani vjen nga një fitore jashtë fushe dhe me moral të lartë, plus që ka edhe nevojë për pikë”, ka theksuar timonieri i rrogozhinasve.

Poll

Lexo gjithashtu