Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani i "etur" për fitore, ndaj Bylisit e favorizon e shkuara

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i "etur" për fitore, ndaj Bylisit e favorizon e shkuara
Partizani

Partizani ndeshet këtë fundjavë me Bylisin në kuadër të kampionatit të shqiptar. Partizani aktualisht mban vendin e dytë në klasifikim pas Vllaznisë, ndërkohë ekipi nga Ballshi nga ana tjetër renditet i parafundit duke lënë vetëm Laçin pas vetes.

Bylis ka ndërruar trajner duke ulur në stol një emër të njohur si Nevil Dede. Ky i fundit pritet të sjellë një frymë pozitive në ekip dhe pse aventurën e nisi keq në pankinë me një humbje përballë ish-skuadrës ku ka luajtur dhe ka drejtuar, Elbasani. Ndaj Partizanit pritet kthesa e madhe që do befasonte jo pak.

Partizani ndërkohë vjen pas një goditjeje të madhe që i dha kampionëve në fuqi, Egnatias. Trajneri serb Veselinoviç duket se po e vë ekipin në “shina” dhe kjo po jep frytet e veta si në lojë dhe në rezultate.

Histroriku ndërmjet këtyre 2 ekipeve na tregon se janë luajtur gjithsej në elitën e futbollit shqiptar 19 takime, nga të cilat 10 i ka fituar Partizani, 6 kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 3 takime ka arritur të dalë fitues Bylisi.

Këto statistika na tregojnë se Partizani është favoriti kryesor në letër por duhet bërë kujdes ndaj një ekipi që është i etur të tregojë veten dhe të grumbullojë sa më shumë pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga