
Mladen Milinkovic
Dilema për stolin e Partizanit duket se ka marrë fund. Mladen Milinkovic pritet të marrë në dorë “frenat” e të kuqve dhe të zëvendësojë Skënder Gegën. Timonieri serb aktualisht ndodhet në Tiranë, ku mësohet se ka patur takime të njëpasnjëshme me drejtuesit.
Palët mes tyre duket se kanë arritur marrëveshjen, teksa po diskutojnë edhe detajet e fundit të kontratës mes tyre. Firma dhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje pritet të konkretizohet në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se Milinkovic e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka drejtuar Kukësin dhe Luftëtarin në Superiore. Rikthimi në Superiore vjen pas 8 vitesh, me serbin që në sezonin e ri do të tentojë të lërë gjurmë me kryeqytetasit.
Poll