
Partizani do të luajë ditën e sotme derbin përballë Dinamos. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” duke nisur nga ora 18:00 dhe është i vlefshëm për javën e 32-të të Superiores.
Në këtë ndeshje, Partizani nuk do të luajë vetëm për 3 pikët, por edhe për tu rikthyer tek fitorja në kampionat e cila iu mungon prej 4 ndeshjesh. Po pavarësisht kësaj të kuqtë dominojnë në 10 ndeshjet e fundit në kampionat përballë dinamovitëve.
Partizani ka fituar 5 ndeshje, ka barazuar 3 dhe ka humbur 2 sfida Dinamos. Humbja e fundit është pikërisht në ndeshjen e fazë së 3 të kampionatit, ku “Blutë” triumfuan 2-1 ndaj të kuqve. Këashtu Dritan Mehmeti do të synojë fitoren e dytë rresht në derbi ndaj Orges Shehit.
Ndeshja e sotme nuk është vetëm një 3 pikësh për Dinamon dhe Partizanin, por edhe një “luftë” mes tyre për vendin e 3 në tabelën e klasifikimit. Aktualisht Partizani mban vendin e 3-të me 48 pikë, 2 më shumë se Dinamo dhe Tirana.