
Partizani aktualisht ndodhet në Pogradec, ku po vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Confernce League. “Demat” në turin e parë do të duelojnë me Marsaxlokk më 11 korrik në orën 19:00.
Një duel mjaft i rëndësisshëm për të cilin vazhdon puna intensivisht për përgatitjen e skuadrës. Orges Shehi më në fund mund të marrë ‘frymë” lirisht, teksa në stërvitjen e ditë së sotme do të marrin pjesë edhe 4 “mistrecat” e ekipit.
Kështu mësohet se Bintsouka, Mensah, Sembene dhe Magett do të vihen nën urdhrat e timonierit durrsak. I pari per shkak të angazhimeve me Kombëtaren e Kongos kishte me shumë ditë leje, ndërsa për 3 të tjerët klubi vendosi ultimatumin e fundit për t’u rikthyer në Shqipëri.
Gjithsesi e ardhmja e tyre te Partizani nuk është ende e sigurtë, pasi klubi dëshiron shitjen e njërit prej tyre për të mbushur arkat e klubi, por edhe nga ana tjetër për të ulur paksa numrin e lojtarëve në repartin e avancuar. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ditët e ardhshme dhe cilët do të jenë lojtarët që do të vazhdojnë bashkëpunimin me kryeqytetasit.