Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk u kuptua çfarë ndodhi, Partizani reagon për Agim Zekën

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk u kuptua çfarë ndodhi, Partizani reagon për Agim Zekën
Agim Zeka

Partizani ka postuar sërish zyrtarizimin e Agim Zekës. Fillimisht nuk u kuptua çfarë ndodhi, pasi postimi i parë për Zekën u fshi. 

Reagimi i dytë në rrjetet sociale, tregon se të kuqtë do të vazhdojnë sipas planit me 25-vjeçarin. Kujtojmë se luan në krahun e djathtë të sulmit, pozicioni që Orges Shehi kërkonte përforcim. 

Nuk u kuptua çfarë ndodhi, Partizani reagon për Agim Zekën
Agim Zeka

E vetmja gjë që ka ndryshuar është numri në fanellë. Kështu Agim Zeka në postimin e re mban në fanellë numrin 11, ndërsa te i mëparshmi 24.

Zeka ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër. Gjatë edicionit të fundit shënoi 5 gola dhe asistoi 4 të tjera në Superiore me Erzeni.

25-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e Kombëtares. Po ashtu mbahet mend për transferimin nga Skënderbeu te Lille në vitin 2016 për shifrën e 300 mijë eurove. 

Afrimi i tij është i treti për Partizanin gjatë kësaj merkato vere. Më parë janë transferuar sulmuesi Piloto nga AC Escaldes dhe Zguro që e mbylli te Struga. 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga