Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk pranon rinovimin, Tirana “dënon” talentin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk pranon rinovimin, Tirana “dënon” talentin bardheblu
Leon Kozi

Emri i Leon Kozit prej dy sfidash nuk ndodhet në protokollin e ndeshjes. Kjo pasi lojtari është dërguar në tribunë.

Talenti i portës për fatin e mirë nuk vuan nga një dëmtim, pasi vazhdon përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës rregullisht, por arsyeja e dërgimit të tij në tribunë ka të bëjë me një çështje tjetër.

Sipas shtypit të shkruar Kozi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me kryeqytetasit, teksa ajo aktualja i përfundon  vitin e ardhshëm. Në këto kushte klubi ka vendosur që lojtari të jetë në tribunë deri në momentin që të firmosë rinovimin e kontratës.

Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin, apo Kozi do të vazhdojë të jetë në tribunë si i “dënuar” nga klubi. Kujtojmë se gardiani i portës ishte një nga lojtarët që dëshiroi largimin nga bardheblutë gjatë merkatos së verës.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga