
Tirana do të luajë sditën e dielën ndaj Pogradecit, një nga sfidat më vendimtare të këtij sezoni. 90-të minutëshi i programuar të zhvillohet në “Elbasan Arena” do të vendosë fatet e bardhebluve në Superiore.
Fitorja do t’i mbante në elitë, ndërsa humbja do të ishte fatale për ta, pasi do të duhej të luanin në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Por përveç kësaj, ndryshime priten te bardheblutë dhe largimi i parë mund të konsiderohet Leon Kozi.
Gardiani i portës nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me kryeqytetasit dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se 22-vjeçari mund të kalojë te Dinamo. Skuadër me të cilën mund të luajë në sezonin e ri.
Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë saktësisht me palët, teksa pas sfidës me Pogradecin do të mësohet më shumë mbi fatet e lojtarit kryeqytetas.