Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, Teuta kërkon mbështetjen e tifozëve: Mos mungoni, të bashkuar fitojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat,  Teuta
Teuta

Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me durrsakët që pavarësisht se ndërruan trajnerin, sërish nuk po arrijnë të gjejnë vazhdimësinë. “Djemtë e Detit” prej 3 ndeshjesh nuk e njohin fitoren dhe ndaj Vllaznisë nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve.

Për këtë drejtuesit janë të vetëdijshëm se duhet edhe ndihma e tifozëve. Klubi nëpërmjet një postimi ka kërkuar mbështetjen e tyre, pasi është shumë e rëndësishme për lojtarët për të kaluar këtë moment “krize”.

“Të gjithë drejt shkallëve të stadiumit.

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga ndeshja e kësaj jave, KF Teuta ju fton edhe njëher të gjithë dashamirët e futbollit, tifozët dhe qytetarët e Durrësit që të premten nga ora 16:30 të jenë prezent në shkallët e stadiumit. Mos mungo, të bashkuar FITOJMË”, shkruhet në postim. Kujtojmë se Teuta do të duelojë me Vllazninë ditën nesërme në orën 16:30, duel i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga