Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nuk mund të fitosh 3-4 ndeshje radhazi", Gvozdenovic pas humbjes me Teutën: Do vazhdojmë luftën për "Final 4"

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk mund të fitosh 3-4 ndeshje radhazi", Gvozdenovic pas humbjes
Ivan Gvozdenovic

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”, është mbyllur me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në Korçë, përfundoi me fitoren 0-1 të “Djemve të Detit”. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

“Kampionati është i fortë dhe është e vështirë të fitosh 3-4 ndeshje radhazi, normal që ske qëndrueshmëri. Kjo është një arsye. Patjetër që duhet të punojmë më mirë dhe t’i rregullojmë gjërat, por kjo ishte arsyeja mendoj unë”, tha fillimisht Gvozdenovic.

“Nuk ishte një ndeshje e bukur, por ishte fizikisht e fortë. Ne ishim gati për këto luftëra. Duhet të luanim fort në ajër pasi Teuta është e fortë vetëm aty për topin e dytë. Ideja ishte që të stoponim Teutën me Ramosin dhe Ivanin. Rashica ishte 2 ditë me temperaturë dhe prandaj nuk ishte gati. Por Teuta ishte shumë agresive sot. Nëse kapnim paksa ritmin si ndaj Tiranës dhe Egnatias mund të bënim më mirë, por nuk e kemi kapur ritmin dhe nuk treguam lojë të bukur sot”, tha më tej trajner i Skënderbeut.

Çfarë po ndodh që s’keni shënuar gol në 3 ndeshjet e fundit?

“Mund të them që ndikon largimi i Franklin, por kanë qenë ndeshje shumë të forta. Kemi edhe disa javë deri në përfundim dhe skuadrat mendojnë të rrinë mbrapa. Plus ndaj Tiranës ishim me 10 lojtarë”.

Nuk jeni dorëzuar për “Final Four”?

“Do të luftojmë, jemi afër edhe për sipër edhe për poshtë. Do të shikojmë si do të dalim, por në këto javë do të luftojmë në maksimum”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga