Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk jam shumë i kënaqur me pikën dhe lojën”, Ivan Gvozdenovic ka rezerva për ekipin e tij: Dëmtimi i Diallo na kufizoi

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jam shumë i kënaqur me pikën dhe lojën”,
Ivan Gvozdenovic

Ka përfunduar në barazim 0 – 0, ndeshja Teuta – Elbasani, java e 14-të në Superiore. Takimi u mbajt në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa nuk prodhoi asnjë gol. Pas ndeshjes ka folur trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic:

“Nuk jam shumë i kënaqur me pikën dhe lojën. Mund të bënim më mirë në topin e dytë. Për një presing më të lartë. Elementët në fjalë nuk ishim mirë. Do punojmë këto 3-4 ditë.

Më pas vjen Vllaznia. Nuk ishte presioni shumë i madh te ne. Në zonën e Teutës jo mirë për ne. Ishim një moment mirë me Diallo.

Teuta ka shumë cilësi, ata ishin shumë agresivë për topin e dytë. Sot Diallo u dëmtua shumë shpejtë, nuk kishim shumë manovra. Kemi shumë ide, ama dëmtimi i Diallo na kufizoi. Në ndeshjen e radhës mund të eksperimentojmë”.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu