
Teuta dhe Elbasani u ndalën ditën e sotme në barazim pa gola në javën e 29-të të Superiores. Trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat në fund të takimit.
Nuk jam i kënaqur me një pikë, sepse kërkuam fitoren. Në pjesën e parë mund të shënonim një gol, dy rastet e Qoses ishin të pastra për gol, por nuk jam i kënaqur me një pikë. Nga loja jam i kënaqur, kishim nevojë për një fitore.
Djemtë bënë gjithçka për një fitore, është e vështirë në fushën e Teutës, edhe ata kanë nevojë për pikë. Jam i sigurt që çunat bënë maksimumin, vetëm golat munguan. Ze Gomes është një lojtar shumë i mirë, ka minuta plot, ai ka nevojë për gol. Sot ishte afër, por nuk arriti të shënojë, ndoshta duhet të jetë pak më cinik përpara portës.
Ai e di vetë, ka cilësi ka minuta. Çdo pikë ka vlerë, kemi shtatë finale dhe çdo javë është e rëndësishme. Çdo skuadër ka nevojë për pikë, do luftojmë çdo javë për maksimumin për tre pikët.”, u shpreh Gvozdenovic.