Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk është në planet e Edi Martinit, një fantazist largimi i parë nga Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk është në planet e Edi Martinit, një fantazist largimi i
Amir Kahrimanovic

Ndërrimi i trajnerit sigurisht që ka vërë shumë lojtarë në dilemë për të ardhmen e tyre. Edi Martini padiksutim që ka në kokë futbollistët e tij të preferuar me të cilët dëshiron të përfaqësohet në Europë dhe në sezonin e ri.

Kështu i pari që “hap” serinë e largimeve është Amir Kahrimanovic. Kroatit i përfundon kontrata në qershor. Futbollisti nuk është aspak në planet e timonierit shkodran dhe në këto kushte nuk i është ofruar rinovimi.

Madje trajneri dhe klubi as që e kanë telefonuar pas ndryshimeve të ndodhura në ekip dhe kështu pritet vetëm zyrtarizimi për largimin e tij. 26-vjeçari në këtë sezon me shkodranët ka luajtur në 24 ndeshje dhe ka mundur të shënojë vetëm 1 gol. Gjithashtu ka dhënë edhe 4 asiste, paraqitje këto që nuk kanë bindur aspak krerët e klubit.  

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga