Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nuk e prisja një rezultat kaq të thellë", Magani me "këmbë në tokë" pas debutimit: Unë nuk fluturoj lart, të dalim nga gjendja anormale

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e prisja një rezultat kaq të thellë", Magani me
Gugash Magani

Takimi i fundit i kësaj jave në Superiore ka përfunduar me fitoren e Tiranës kundër Bylisit. Pas përfundimit të takimit 4-0 në Durrës, ka folur trajneri i ri i kryeqytetasve, Gugash Magani. Tekniku ka debutuar në stol me një sukses që dëshiron të vijojë t’a ketë edhe në javët e ardhshme. Vendimtar për skuadrën e ish-trajnerit të Lushnjës ka qenë sulmuesi Zharmouni.

“Që të jem i sinqertë nuk e prisja këtë rezultat, pasi Bylisi ka patur shumë rezultate të mira në ndeshjet e fundit dhe këtë e kam thënë në intervistën e parë si trajner i Tiranës. Fitorja është fitore, sepse jemi të etur për pikët. Edhe sikur me 1 gol të kishim fituar do të mjaftonte. Me rikthimin tek ekipi i Tiranës kam gjetur staf shumë profesionist, me video analist gjithashtu. Është ndryshe nga para 10 vitesh.

E kemi studiuar Bylisin në 3 ndeshjet e fundit. E sulmuam nga krahu ekipin e Dedes dhe ai e kuptoi këtë gjë e bëri ndërrime. Mund të kishim shënuar më herët në fakt. Pa ardhur goli i parë ndeshja ishte shumë e ekuilibruar. Nuk e njoh shumë ekipin, pasi 3 ditë kam në krye të saj. Kur merr një fitore është një motiv më shumë. Unë mendoj se do të na interesonte të vazhdonte kampionati, pasi pushimi herë ndikon për mirë e herë për keq.

Po ti referohemi ndeshjeve më përpara, Tirana ka shënuar e ka pësuar në fund. Ka risk kur mbrojtja më e mirë është sulmi zbatohet, por sot doli të ishte një strategji e realizuar. Djemtë kanë karakter njerëzor, janë shumë mirë fizikisht, u pa dhe sot kjo gjë. Të jemi sa më racional në mbajtjen e topit dhe në tranzicione.

Unë nuk fluturoj lart pasi kam eksperiencë. Të dalim nga kjo gjendje dhe më pas do të shohim. Asnjëherë nuk kam thënë që Tirana është për kampion. Për momentin të dalim nga kjo gjendje që nuk ishte katastrofale, por një gjendje anormale.”,  u shpreh Gugash Magani në debutimin e tij si trajner i Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga