Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nuk e meritonim humbjen", Ivan Gvozdenovic: Gjykimi nuk ishte i njëanshëm, por kishte 2 raste të dyshimta

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e meritonim humbjen", Ivan Gvozdenovic: Gjykimi nuk ishte i
Ivan Gvozdenovic

Teuta ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-3 në favor të miqve, të cilët triumfuan me përmbysje. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

“Më vjen keq për të gjitha në këtë ndeshje. Ishim duke fituar 1-0. Vjen një gol nga goditja standarde në pjesën e parë, më pas kur ishim duke dominuar, ata shënuan golin e dytë. Më pas çunat i bënë të gjitha, shënuan një gol dhe ky ishte maksimumi. Për mendimin tim nuk e meritonim të humbnim këtë ndeshje.

Gjykimi? Nuk mendoj se ishte i njëanshëm gjykimi, kam respekt për Federatën dhe arbitrat. Kemi vetëm dy situata, kartoni i dytë i verdhë për Jazxhin dhe një rast tjetër por prap mund të shohim video, ky është mendimi im”, tha trajneri i Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga