Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ditë e veçantë për mua", Nani premton gol ndaj Teutës: Dua të shënoj, kam dedikim special (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
"Ditë e veçantë për mua", Nani premton gol ndaj
Nani

Sot luhet në orën 17:00 Teuta-Dinamo në Durrës. Dhe para kësaj sfide dy fjalë ka thënë për Newsport një ndër “yjet” e dinamovitëve.

I ardhur në merkaton e verës në Shqipëri, Tiago Nani ka arritur të përshtatet shumë mirë me Superioren. Portugezi ka luajtur 15 takime në kampionat ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar njëherë, që tregon se kryeqytetasit kanë bërë mirë që e kanë transferuar 26 vjeçarin me origjinë të largët angoleze.

Sulmuesi luzitan ka dhënë një prononcim fare të shkurtër disa orë para nisjes së takimit ndaj durrsakëve. Sot për Nanin, që nga emri i ngjason legjendës së Manchester United është një ditë e veçantë.

“Më vjen për të qeshur kur mendojnë për ngjashmërinë me Nanin. Sot luajmë ndaj Teutës dhe unë do të jem titullar.

Është një ditë e veçantë për mua. Ka ditëlindjen një person shumë i afërt për mua, mami. Ajo më ka mbështetur gjatë karrierës në. Dua të shënoj sot. Nëse e bëj ia dedikoj asaj”, u shpreh Nani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga