Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një kampion për Elbasanin, drejtuesit ofertë ish-lojtarit të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Një kampion për Elbasanin, drejtuesit ofertë ish-lojtarit të
Tirana

Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet dhe për të qenë sa më dinjitoz në Superiore në sezonin e ri, drejtuesit kërkojnë lojtarë me eksperiencë dher që e njohim mirë elitën. Kështu Filip Najdovski është lojtari i radhës për të cilin drejtuesit elbasanas kanë bërë ofertë.

Shtypi i shkruar bën me dije se kampionët e Kategorisë së Parë synojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe ish-kapiteni i Tiranës i përmbush kriteret e tyre dhe tashmë mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para. 31-vjeçari është një lojtar i lirë në treg, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë, me të cilët ka fituar edhe një titull kampion.

Në këto kushte Elbasani tenton ta mbajë në Superiore, por këtë herë të veshë fanellën verdheblu. Maqedonasi u bë pjesë e Tiranës 4 sezone më parë, ndërsa u kthye në një lider të bardhebklutë, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Eksperienca e tij do të ndihmonte ekipin e Nevil Dedes për sezonin e ri, ku synimi është të kapin “Final – Four”.

Një kampion për Elbasanin, drejtuesit ofertë ish-lojtarit të
Filip Najdovski

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga