Bylis dhe Teuta do të përballen sot në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj”, do të nisë në orën 16:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rejdi Zajimi dhe Margilen Llukmani.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Olsid Ferataj. Ndërsa nga dhoma e sistemit VAR, në ndihmë të kryesorit Jorgji do të vijnë Kreshnik Cjapi dhe asistenti i tij, Ermis Çelaj.
Arbitër kryesor:Enea Jorgji
Asistent 1:Rejdi Zajimi
Asistent 2:Mariglen Llukmani
Arbitër i 4:Olsid Ferataj
Var:Kreshnik Cjapi
Avar:Ermis Cela
