Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ngeci” te Vllaznia edhe pjesën e dytë të sezonit, drejtuesit çojnë mbrojtësin të stërvitet te U-21

Shkruar nga NEWSPORT
“Ngeci” te Vllaznia edhe pjesën e dytë të sezonit,
Marko Juric

Marko Juric nuk është në planet e Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit. Fatkeqësisht palët nuk  arritën gjuhën e përbashkët për të ndarë rrugët në merkaton e janarit dhe në këto kushte “ngecën” sërish.

Kroati nuk shihet si pjesë e formacionit nga Thomas Brdaric. Juriç nuk luan një ndeshje zyrtare që prej 4 dhjetorit të 2024. Tashmë drejtuesit e kanë çuar te skuadra U-21, aty ku strvitet dhe aktivizohet si një mënyrë për të mbajtur formën e duhur fizike.

Mbrojtësi do të vazhdojë të jetë pjesë e U-21 deri në fund të sezonit, teksa më pas do të jetë i lirë për t’u larguar. Kujtojmë se 30 – vjeçari është bërë pjesë e Vllaznisë në merkaton e verës së vitit 2022.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga