Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Superiorja te Kupa, Partizani i Oltijon Kërnajës MESAZH tifozëve para “finaleve”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Superiorja te Kupa, Partizani i Oltijon Kërnajës MESAZH
Partizani

3 fitoret radhazi në Superiore e kanë rritur ndjeshëm optimizmin te Partizani. Përveç rezultateve pozitive, “Demat e Kuq” nën “dirigjimin” e Oltijon Kërnajës kanë treguar edhe siguri në lojë.

Në prag të sfidës me Egnatian, e cila do të mbhate nesër në stadiumin “Arena e Demave” (java e 26-të), klubi kryeqytetas i ka dërguar mesazh tifozëve të saj.

Të kuqtë kërkojnë mobilizimin e mbështetësve për t’i ndjekur në numër sa më të lartë, aq më tepër në fazën më të rëndësishme të sezonit.

Përsa i takon Superiores, Partizani mban vendin e 5-të me 36 pikë, të njëjtën sasi pikësh me Dinamon e pozitës së 4-të, e cila të dërgon në “Final Four”.

Ndërsa në Kupë, “Demat e Kuq” kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales, pas fitores 1 – 0 kundër Elbasanit në transfertë.     

Poll

Lexo gjithashtu