Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Klasikja e Shqipërisë te Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari, java e 8-të e Superiores “zjarr” (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Klasikja e Shqipërisë te Partizani – Egnatia dhe Teuta
Superiore

Superiorja premton spektakël në javën e 8-të të kampionatit. Përballjes “titanësh” janë në program për t’u zhvilluar, me ekipet që do të synojnë fitoren për të vazhduar rrugën drejt objektivave të tyre.

Kjo javë është parashikuar të luhet e ndarë në 2 ditë. Saktësisht të premten do të luhen 3 ndeshje dhe të shtunën do të zhvillohen 2 ndeshjet e tjera.

Gjithçka do të nisë me përballjen mes Vorës dhe Dinamos. Takim që do të luhet në Laç në orën 14:00, ditën e premte. Vendasit do të tentojnë një tjetër 3 pikësh në ka,pionat, ndërsa dinamovitët për t’u rikthyer te fitorja pas barazimit me Egnatian. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim dhe kjo sfidë do të jetë mjaft e luftuar.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Shkodër dhe Elbasan. Padiksutim vëmendja më e madhe e të gjithë tifozëve shqiptar do të jetë në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia dhe Tirana do të luajnë Klasiken e parë për këtë sezon. Një sfidë e cila ka shkruar gjithmonë historinë në futbollin shqiptar, teksa përballen dy ekipet më të titulluara në vendin tonë. Për ironi të fatet sfidohen vendi i parë në klasifikim dhe vendi i parafundit në renditje, duke treguar se në këtë sezon diferencat mes tyre janë të mëdha.

Gjithashtu në “Elbasan Arena” në të njëjtën orë  sfidohen Elbasani – Bylis. Verdheblutë dhe ballshiotët vijnë pas humbjeve në fundjavë dhe synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Spektakli i kësja jave do të vazhdojë edhe me ditën e shtunë. Në orën 17:00 do të luhet në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” skuadra e Partizanit me Egnatian. Të kuqtë pas fitores ndaj Flamurtarit duan vazhdimësinë dhe ndaj kampionëve do të jenë “all-in” për një tjetër 3 pikësh, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit duan vazhdimësinë në rezultatet pozitive.

Dueli i fundit do të jetë në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Flamurtarit. Durrsakët po bëjnë mjaft mirë deri më tani në kampionat dhe do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kuqezinjtë, të cilët janë të fundit në klasifikim dhe në Durrës do të shpresojnë te fitorja e parë sezonale në Superiore.

Java 8  

FK Vora – Dinamo City 24.10.2025 14:00

Vllaznia – Tirana 24.10.2025 17:00

AF Elbasani – Bylis 24.10.2025 17:00

Partizani – Egnatia 25.10.2025 17:00

Teuta – Flamurtari  25.10.2025 17:00

Poll

Lexo gjithashtu