Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Florian Lata, te Olsion Yzeiraj e Emanuela Rusta, arbitrat shqiptarë mungojnë në javën e 10-të të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Florian Lata, te Olsion Yzeiraj e Emanuela Rusta, arbitrat shqiptarë
Florian Lata, Emanuela Rusta & Olsion Yzeiraj

Florian Lata, Olsion Yzeiraj, Emanuela Rusta dhe Kreshnik Barjamaj janë arbitrat që do të mungojnë në javën e 10-të të Superiores. Kjo për shkak se UEFA u ka caktuar detyra të tjera.

Florian Lata do të jetë gjyqtar kryesor në një nga minigrupet e kualifikueseve të Europianit U-17. Arbitri shqiptar do të gjykojë sfidën mes Maltës dhe Anglisë.

Në krahun tjetër, Emanuela Rusta është caktuar për të gjykuar ndeshjen e kualifikuesve të Europianit të femrave, duel që do të luhet mes Gjeorgjisë nde Irlandës. Asistente e Rustës do të jetë Mirjeta Salla dhe në rolin e arbitres së katërt është emëruar Eglantina Pjetrushaj.

Gjithashtu në këtë ndeshje, UEFA ka caktuar që në dhomën e VAR-it të jetë dyshja Bajramaj-Yzeiraj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga