
Skenderbeu
Ekipi i Skënderbeut ka kryer seancën e fundit stërvitore në Durrës ditën e djeshme, teksa sot janë gati për t’u përballur me Vllazninë në finalen e vogël, në stadiumin “Air Albania”.
Ivan Gvozdenovic nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin titullar, duke u besuar më të mirëve. Gjithashtu, trajneri i korçarëve pritet ta nisë sfidën me rreshtimin 4-3-1-2.
Në portë pritet si gjithmonë Marco Alia, ndërsa para tij është katërshja e mbrojtjes, Vangjeli, Randi, Prençi Gëço. Në mesfushë pritet që titullarë të jenë Rabiu, Janaqi dhe Yuri.
Ndërsa Dean Liço që do të luajë pak më i avancuar do të mbështesë dyshen e sulmit Nikaj-Rashica.
Poll