
Elbasani - Teuta
Elbasani – Teuta është një nga duelet interesante të javës së 20-të që do të luhet në Superiore. Sfidë e cila do të zhvillohet ditën e shtunë në “Elbasan Arena” në orën 17:00.
Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme për vendasit, të cilët do të tentojnë të nisin vitin 2025 me rezultat pozitiv. Për këtë klubi ka nxjerrë ditën e sotme në shitje biletat.
Gjithashtu ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Çmimet variojnë nga 200 lekë në tribunën C në 2000 lekë në tribunën VIP.
“Biletat për ndeshjen e parë të 2025 kanë dalë! Mund ti gjeni në dyqanij zyrtar të ekipit ose në sportelin e stadiumit "Elbasan Arena".
#FORCAELBASAN”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Poll