
Elbasani - Partizani
Elbasani dhe partizani do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena”. Përballje kjo që do të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 9-të të Superiores.
Një duel shumë i rëndësishëm mes dy ekipeve që do të bëjnë mes tyre logaritë pr kreun e klasifikimit. Kjo pasi verdheblutë ndjekin “Demat” me 1 pikë më pak dhe në “Elbasan Arena” do të tentojnë fitoren për të marrë “komandën” e Superiores.
Për këtë drejtuesit sigurisht kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. Drejtuesit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë duel, ndërsa kanë bërë të ditur edhe çimet e tyre që variojnë nga 200 – 2000 lekë.
View this post on Instagram
Poll