
Partizani ia doli vetëm në ndeshjen e fundit të siguronte një vend në “Final – Four”. Të kuqtë mposhtën në “finale” Elbasanin dhe në këtë mënyrë siguruan edhe vendin e 4-të në klasifikim.
Tashmë në kryeqytet janë në pritje të shortit për të mësuar edhe kundërshtarin e tyre në gjysmëfinalet e “Final – Four”. Njëra mes Vllaznisë dhe Egnatias do të jetë kundërshtari i tyre, por ditën e sotme do të mësojnë se kë do të kenë përballë.
Por teksa presin shortin, te Partizani kanë nisur pushimet. Stafi ka vendosur që lojtarit të bëjnë disa ditë pushimi në mënyrë që të rifitojnë energjitë për të përballuar ndeshjet e ardhshme.
Ditën e nesërme pritet të rifillojnë sërish atërvitjen, ndërsa Skënder Gegan e shqetësojnë 3 titullarë. Paulo Buxhelaj, Altin Bytyçi dhe Adnard Mehmeti kanë probleme fizike dhe stafi është në “ankth” nëse në sfida finale do të mund të rikupërohen në kohë.
Ndërkohë mungesë e sigurtë për të kuqtë do të jetë Agim Zeka. Ky i fundit është i dëmtuar dhe nuk do të mund të kontribuojë në sfidën e ardhshmë.