Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Në fushë ishin 23 lojtarë", Veselinovic i "sulet" keq arbitrit: Nuk na la të bëjmë lojën tonë, është hera e 3-të që na ndodh

Shkruar nga NEWSPORT
"Në fushë ishin 23 lojtarë", Veselinovic i
Aleksandar Veselinovic

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic që u ndëshkua dhe karton të kuq.

“Para së gjithash dua të them që këto ndeshje janë festë për futbollin shqiptar. Sot janë përballur dy ekipe shumë cilësorë. I përgëzoj të dy ekipet dhe lojtarët për gjithçka që kanë bërë në fushë. Përgëzoj lotjarët e mi që kishin momente të mira dhe jo shumë të mira.

Edhe Egnatia për faktin që janë kampionë aktual dhe mënyra si luajnë këtë sezon. Por në këtë kampionat është hera e tretë që ndodh që kemi 23 lojtarë në fushë. Kanë qenë 22 në lartësinë e ndeshjes, ndërsa i 23-ti nuk la të zhvillojmë asgjë që kishim përgatitur. Po e ritheksoj se është hera e tretë që po na ndodh këtë sezon. Arbitri? Që dikujt t’ja them emrin duhet të ketë cilësi.

Sot kemi luajtur kundër një ekipi shumë cilësor. Nuk është që dua të krijoj tension, por kam 40 vite në futboll dhe e kuptoj kur diçka çekuilibron ekipin. Dhe sot e them që sot nuk realizuam idetë tona sepse nuk na e mundësuan. Po ashtu, të gjitha komplimentat e munddshme për Egnatian. Patjetër që ne do të analizojmë dhe të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Nuk dua të jem tendencioz, por mund të numëroj 10 situata që mund ta zgjidhin ndeshjen në favorin tonë.

Futbolli është lojë gabimesh dhe rëndësi ka që t’i harrojmë shpejt dhe të përmirësohemi”, është shprehur trajneri i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga