Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në Elbasan janë të motivuar, Dinamo e Ilir Dajës nuk i “frikëson” më

Shkruar nga NEWSPORT
Në Elbasan janë të motivuar, Dinamo e Ilir Dajës nuk i
Dinamo - Elbasani

Dinamo – Elbasani është një tjetër duel mjaft i luftuar i javës së 12-të të kampionatit. Përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00 në “Air Albania”.

Verdheblutë luajnë në një transfertë të vështirë, por siç dihet janë skuadra e momentit në Superiore. prej 4 javësh nuk e njohin humbjen, duke siguruar 4 fitore, ndërsa bashkëkryesojnë me Vllazninë me 23 pikë.

Tashmë asnjë kundërshtar nuk i “frikëson” më. Ivan Gvozdenovic ka arritur të ndërtojë siç duhet një skuadër, e cila tashmë pretendon të qqëndrojë në “majë”. Edhe në duelet direkte me Dinamon, verdheblutë kanë nisur të fitojnë ndjeshëm terren.

Në 5 përballjet e të kaluarës, Elbasani ka fituar 1 rast, ka barazuar 1 sfidë tjetër dhe është mposhtur 3 herë. Ka humbur ndaj dinamovitëve 3 ndeshjet e para të sezonit të kaluar, ndërsa në sfidën e fazës së 4-të të sezonit të kaluar barazuan 1-1, ndërkohë në përballjen e parë të sezonit aktual kanë fituar me shifrat 1-0.

Poll

Lexo gjithashtu