Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Në 20 ndeshje nuk kemi asnjë penallti në favor, nuk më ka ndodhur asnjëherë”, Veselinovic: Eleke nuk u aktivizua për shkak se nuk luan prej 6 muajsh

Shkruar nga NEWSPORT
“Në 20 ndeshje nuk kemi asnjë penallti në favor, nuk
Veselinovic

Partizani dhe Dinamo u ndalën në barazim në derbin e kryeqytetit me shifrat 1-1. Në përfundimin e takimit, trajneri i të kuqve Ivan Veselinovic doli në prononcim për mediat.

“Përshtypjet e para janë se ka qenë një ndeshje e bukur dhe i ka sjellë diçka futbollit shqiptar. Përsa i përket ekipit tim i falenderoj të gjithë lojtarët që luajtën. Kemi punuar të gjithë javën me intensitet dhe e kemi shfaqur sot. Duke iu referuar pjesës së parë ka qenë e ekuilibruar.

Në mënyrë korrekte kemi respektuar dhe hapësirat, duhet të kuptojmë që kemi luajtur kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Duhet të kuptojmë që ka dhe futbollistë që nuk janë llogaritur, por tashmë mund të bëjnë edhe pjesën e lidershipit përshembull Preka dhe Janjeva. Duke pasur përvojë si trajner ata kanë nevojë për përkrahje dhe e kanë nga unë.

Mbase para disa kohësh dikush tjetër i ka mbajtur përgjegjësitë, tashmë ata e dinë se kanë të gjithë përgjegjësi. Eleke ka bërë stërvitje dhe nuk mund të luante sepse ka gjashtë muaj pa luajtur dhe duhet të kemi kujdes. Normalisht duhet të jemi realistë për gjendjen e tij. Jam nga pesë muaj këtu dhe udhëheq Partizanin në 20 ndeshje, është hera e parë që nuk kemi asnjë penallti në favorin tonë në kaq ndeshje”, shprehet Veselinovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga