Trajneri i Dinamos Ilir Daja foli pas fitores “tenistike” 6 – 2 përballë Tiranës, e vlefshme për javën e 14-të në Superiore. Ky triumf i afron “Blutë” me objektivin, Final 4 dhe titullin.
“Një fillim që na ndihmoi në aspektin psikologjik. Për kundërshtarin ishte e kundërta. Kishim gjetur mënyrën e duhur për të kapur mesin e fushës. Sigurisht që shënimi i golave na e lehtësoi ndeshjen. Në një rezultat 3 – 0 në 25 minutat e para, loja ishte e mbyllur. Kthehemi te fitorja.
Më pëlqen fakti që bëm një lojë kolektive shumë të mirë. Kur luan me ekipe të mëdh si Tirana, duhet t’i respektosh deri në fundin e ndeshjes. Tirana meritonte respekt, përtej rezultatit të thellë. Start shumë i mirë, trazicioni po ashtu, sikurse çdo lojtar e bëri detyrën më saktësi.
Të gjithë kontribuan për të marrë fitoren sonte. Në kaq pak ditë, nuk është meritë e stafit për të marrë një fitore kaq të madhe. U përpoqa të përgatisja edhe në aspektin teorik.
Nuk e mendoja se do e zgjidhnim kaq lehtë ndeshjen. Pika jonë e fortë përkoi me faktin që e morën serozisht rivalin, marrë në konsideratë paraqitjet e tyre ndaj Flamurtarit dhe Egnatias”, tha trajneri Daja.
