
Elbasani mposhti Partizanin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e sotme për javën e 27-të të Superiores. Në fund të ndeshjes, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.
“Erdhi edhe fati për ne, mund të bëj pak shaka sepse ndërrova dhe çorapet, xhupin. Kishim nevojë për këto tre pikë dhe ishin të nevojshme për ne. Me pikët tashmë jemi më mirë, por tani ka filluar lufta. Çdo pikë tashmë ka shumë vlerë, edhe një pikë edhe tre pikë.
Lajthia bëri një ndeshje shumë të mirë, përpara tre ditësh ishte lojtar krahu. Bëri një sakrificë të madhe sot për ekipin. Patjetër që do ketë presion nëse pretendojm katërshen më të mirë. Do presim pak sepse tashmë ka filluar faza e katërt dhe është shumë e vështirë.
Ne do luftojmë, vjen Skënderbeu shumë shpejt pas tre ditësh. Do të shikojmë javë për javë pa eufori, kemi nevojë për qetësi, do pushojmë një ditë dhe do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ibrahimi ndoshta do të jetë jashtë për dy javë.”, u shpreh Gvozdenovic.