
Pas fitores 1 – 0 ndaj Bylis, Teuta është futur në “Final 4” të Superiores pas 6 javësh. Goli i Ëotlai në minutën e 63-të rezultoi përcaktues që durrsakët të marrin 3 pikët. Në përfundimin e sfidës, trajneri Enkeleid Dobi doli në prononcim për mediat.
“Nuk mund të themi që ishte ndeshje e keqe sepse edhe ekipi kundërshtar ka meriat e veta. Sot bëmë një lojë të mirë, ky është futbolli. Sulmuesit fitojnë ndeshjet, ndërsa mbrojtësit kampionatin. Duhet ta shohim me një pragmatizëm tjetër, për të thënë që ishte ndeshja më e mirë. Është një punë që i kemi hyrë të gjithë së bashku. Jemi kënaqur për tre pikët sot, duhet t’i japim vlera edhe Bylisit që ishte jashtëzakonisht i përgatitur. Nuk është vetëm loja e Teutës, është edhe kundërshtari.
Në përgjithësi jemi në rrugën e duhur, është ndeshja e gjashtë që nuk humbim. Edhe ofensiva dhe finalizimi do të rregullohen. Shënon Ëotlai që ka ardhur para dy javësh, duhet të pranojmë realitetin. Nëqoftë se e shohim ndeshjen deri në minutën e 60-të, Bylisi i kishte daljet me pikatore, ashtu si ne. Edhe dispozitat tona nuk janë si çdo ndeshje, marim shembull si me Elbasanin.
Jemi më se të vetëdijshëm që sot nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Përveç asaj traverse, Bylisi nuk na vuri thuajse fare në vështirësi. Mungonte finalizimi ose gjërat më konkretizuese, duhet të marrim vendime nëse duhet të godasim apo të pasojmë. Është një problem që duhet ta zgjidhim. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ia dolëm.
Kemi qenë konsitent te puna që po bëjmë dhe ekipi që e tregon në fushë. Mundohemi të gjejmë zgjidhje, në stërvitje çdo gjë shkon mirë. Rrugëtimi që i kemi hyrë dhe procesi që kemi bërë, nuk mund të presim 3 muaj që Teuta të funskionojë nga të gjitha anët”, u shpreh Dobi.