
Elbasani
Elbasani në duelin me Dinamon do të jetë si mysafir në shtëpinë e tij. Ekipet do të përballen mes tyre në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 3-të të Superiores, sfidë që do të luhet në orën 20:00.
Por “Elbasan Arena” është një ogur i mirë për verdheblutë. Këto të fundit në shtëpinë e tyre nuk e njohin humbjen prej 3 vitesh, që kur u krijua AF Elbasani. Kjo padiksutim i motivon akoma më shumë lojtarët që ndaj Dinamos të kërkojnë vetëm fitoren.
Të gjitha ndeshjet që Elbasani ka zhvilluar në “Elbasan Arena” nuk ka humbur asnjë sfidë, duke u kthyer në fortesën e elbasanllinjve. Në mbrëmjen e sotme mbetet të shihet nëse Dinamo do ia dalë të mposhtë Elbasanin apo jo.
Poll