
Luquinhas
Te Skënderbeu përveç daljeve në këtë merkato ka dhe hyrje shumë të rëndësishme. Kështu drejtuesit pas zyrtarizimit të Paulo Estrela, tashmë kanë gati një tjetër afrim të rëndësishëm.
Korçarët kanë arritur marrëveshjen me një sulmues brazilian, Luquinhas, i cili do të shtojë forcat në repartin e sulmit për pjesën e dytë të szonit. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 3-vjeçare.
Afrimi i brazilianit do të jetë një “armë” plus për Ernest Gjokën për pjesën e dytë të sezonit. Zyrtarizimi i 27-vjeçarit te Skënderbeu është çështje orësh.
Poll