
Edi Martini po punon shumë në këtë merkato për të “pikasur” futbollistët që dëshiron t’i ketë pjesë të skuadrës. Pas Arsid Krujës , afrim i radhës mund të konsiderohet dhe Artan Jazxhin, me të cilin kanë arritur marrëveshjen dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Ndërkohë i radhës që mund të bëhet pjesë e Vllaznisë është edhe Alexandros Kouros. Ky i fundit e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Teutës. Në fakt mungon vetëm zyrtarizimi i tij në Shkodër, gjë e cila është çështje ditësh.
Pikërisht për këtë, Martini e njeh mjaft mirë mbrojtësin, me të cilin te durrsakët kanë fituar titullin, Kupën dhe Superkupën. Aktualisht 31-vjeçari është pa një ekip, pasi i ka përfunduar kontrata me Floriana në Maltë.