Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.
Një duel në të cilin duhet me doemos 3 pikët, bardhebluve për mbijetesë dhe të kuqve për Final Four. Mirëpo, për “Demat” nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht pozitave të Tiranës.
Kjo edhe për shkak të dy mungesave të rëndësishme. Trajneri Oltijon Kërnaja duhet të bëjë pa shërbimet e Altin Bytyçit dhe Redon Ismailit, të dy të skualifikuar për shkak kartonësh.
Kujtojmë që në 3 derbet paraardhës të këtij sezoni, Partizani ka fituar dy prej tyre me rezultat “fotokopje” 2-0. Ndërkohë që Tirana ka fituar përballjen e parë direkte sezonale, me shifrat 3-0.
