Mungesa e tifozëve në një nga ndeshjet më të luftuara të futbollit shqiptarë është kkthyer në temën më të diskutueshme të ditëve të fundit. Në sfidën mes Partizanit dhe Tiranës u vu re një mungesë e tyre, teksa numri i tifozëve që ndjekin një sfidë nga shkallët e stadiumit ka rënë ndjeshëm.
Në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, gazetari i njohur, ka treguar arsyet se pse ky numër sipas tij ka ardhur në rënie. Gjergji Stefa mes kritikave ka dhënë ide se si duhet të veprojnë kryesisht dy klubet e kryeqytetit për të promovuar derbin.
“Po marr kryeqytetin pasi është metropl. Tirana është një qytet, i cili sot është bërë shumë teknologjik, është bërë shumë rinor. Eventet që organizohen janë shumë interesante, koncerte, festa, turizëm dhe etj-etj. Nuk pati kurrë një strategji në gjithë këto vitet e fundit , kjo për dismeritë, të Partizanit, Tiranës, Elbasanit dhe Dinamos, që duhet të ishin më të interesuarat që ta përdorin këtë qytet që ka rritur vlera financiare. Ka shumë njerëz dhe të rinj me integritet në këtë qytet, që jetojnë, studiojnë, kanë bizneset e tyre personale që nuk e kanë sportin në axhendën e tyre. Nuk ëhstë e lehtë që ata t’i fusësh në këtë axhendë. Numri i njerëzve që shkojnë në stadium është pothuajse i njëjti. Fytyrat e njerëzve që shkojnë në stadium janë gjithmonë të njëjtë.
Po shfrytëzohet gjithmonë e më pak ajo që ne nënvlerësojmë “sindromën” Tik-Tok, Instagram. Ne nuk mund të krijojmë lobingje njerësish pa i përdor këto rrjete. Kampionati shqiptarë duhet të jetë më i komunikua. Të ketë një komunikim më të madh me televizionet kombëtare, me radiot kombëtare, me portalet. Shoh një izolim i strukur dhe nuk ua vë fajin presidentëve, por më shumë stafeve përkatëse. Nuk mund të organizosh një ndeshje futbollit 15 minuta më përpara, por 2 ditë më përpara. Ka mënyra të ndryshme, jo vetëm për të shkuar te tifozi në stadium”, ka deklaruar Stefa.