Francesco Moriero u zyrtarizua në krye të skuadrës së Laçit. Italiani mori në dorë “frenat” e krubinasve.
55-vjeçari do të ketë një punë të vështirë në krye të bardhezinjve, të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive në kampionat. Por pavarësisht gjendjes jo shumë të mirë të skuadrës, italiani është shumë optimist se do të mund të rikthejë Laçin aty ku i takn.
Për këtë Moriero ka folur si trajner i kurbinavse, ndërsa ka theksuar se skuadra ka lojtarë shujmë cilësorë. Ndër të tjera ka theksuar se do t’i duhet të punojë shumë me lojtarët në anan psikologjike.
“Mendoj se kemi një skuadër të mirë, ka lojtarë cilësorë. Do të punojmë shumë me grupin dhe nga ana psikologjike për të arritur rezultet që duam”, ka deklaruar shkurtimisht 55-vjeçari.