Trajneri i Teutës Enkeleid Dobi ka reaguar për mediat pas humbjes së befasishme, për mënyrën se si erdhi loja kundër Partizanit, e mbyllur 3 – 2 për “Demat e Kuq”:
“Në gjuhën e sportit quhet aksident. Kemi bëri më shumë gabime në pjesën e dytë sesa gjithë këtë sezon. Ne nuk bëmë gjithçka, ndryshe nga sa ndodh zakonisht. Do do ta analizojmë me stafin. Ky është futbolli. Mund të ishte 3 – 1 për ne, por pastaj ndodhi ajo që ndodhi.
Nuk mund të jap nxehtë tani shpjegimin. Në fillimin e lojës, secili ekip kërkon të trgojë zgjedhjen e lojës. Goditjen standrte më shumë se sa loja e Partizanit. Mund ta përfundonim pjesë e parë 3 – 0. U futëm në një presion që nuk mund të jap dot shepgim.
Sot bëmë jashtëzakonisht shumë gabime. Të gjithë përgjegjësit i marrim ne. Goli i parë i dha zemër. Nëse do shënohej penalltia, do flisnim ndryshe. Morëm një grusht të fortë. Normalisht që duhet të kishte një menaxhim më të mirë. Humbja iku, nuk e ndryshojmë dot.
Nuk jemi ne Teuta e pjesës së dytë. Në 10 javët kemi qenë tjetër ekip, me grimtë, agresivitet. Shumë më ndryshet duhet ta menxhonim pjesë e dytë, duhet të ishim më të vendosur, më cinik. Sulmuesit duhet të bëjnë gola.
Ekipi i dha besim Zelës, por ndodhi. Pyetja është, do rrijmë në tokë apo do ngrihemi?! Edhe Messi e Maradona e kanë humbur penalltinë. Është pjesë e lojës. Duhet ta kalojmë. Normale, patjetër më shumë punë. Pres që sulmuesit duhet të punojnë më mirë”.
