
Partizani pësoi një humbje ndaj Bylisit ditën e sotme me shifrat 3-1 në transfertë. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i kryeqytetasve Mladen Milinkovic doli në prononcim për mediat.
"Një nga momentet më të vështira në karrierën time. Kam humbur shumë ndeshje, por sot nuk e kuptova pse nuk kishim dëshirë, e filluam mirë. Nuk jam i aftë të jap shpjegim tek goli i dytë dhe i treti. Është patjetër një situatë e vështirë për ne. Të jem i sinqertë kam kokën e nxehtë dhe duhet të shoh ndeshjen dhe të nxjerr konkluzionet.
Nuk është e lehtë për ekipin të humbasi 2 ndeshje resht. Është kohë dhimbjeje, në periudhën e fundit kam punuar në klube ku nuk më ka ndodhur të humbas 2 ndeshje rresht.
Duket sikur ekipi nuk beson, sikur diçka nuk shkon. Njerëzit që punojnë dhe e mbështesin Partizanin janë të shqetësuar për këtë, por shpresoj të mos ketë përfundim të keq. Arsyeja pse jam i shqetësuar sepse nuk kam përgjigje pas kësaj humbjeje”, u shpreh Milinkovic.