
Dinamo dhe Luzi ditën e sotme u përballën mes tyre në një ndeshje miqësore. Takim ky që sigurisht pa dominues ekipin e Ilir Dajës.
Dinamovitët ishin të pamëshirë dhe triumfuan 6-1 ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë. Golat për “Blutë” u shënuan nga Karamba,m Bregu, Vila, Nani, Zabërgja dhe Qardaku.
Timonieri Daja merr kështu nga skuadra një përgjigje të mirë para derbit me Tiranës, sfidë kjo që do të luhet në “Air Albania’ me 19 tetor në orën 17:00. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 9-të të Superiores dhe aktualisht Dinamon mban vendin e 4-të në klasifikim me 14 pikë, 1 më pak se Partizani kryesues.
“-Miqësore-
FC Dinamo City 6-1 KF Luzi
⚽️ Karamba, Bregu, Vila, Nani, Zabergja, Qardaku
Formacioni startues: Sali, Lorran, Mužek, Toli, Rufati, Maliqi, Gassama, Zabërgja, Vila, Bregu, Nani.
Në pjesën e dytë, trajneri Ilir Daja aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.
#forcaDinamo????????”, shkruhet në postim.